Home AKTUALITET Korsitë e biçikletave, bllokohen nga automjetet, mungon siguria

Korsitë e biçikletave, bllokohen nga automjetet, mungon siguria

24

Shumë qytetarë e zgjedhin biçikletën si një mënyrë alternative ndaj përdorimit të makinës, por edhe për një stil jetese më të shëndetshëm, duke ndikuar kështu në uljen e trafikut dhe ndotjes së ajrit.

Megjithatë vitet e fundit numërohen shumë aksidente ku mjetet godasin çiklistët, me pasoja shumë të rënda, deri edhe në vdekje.

Problemi kryesor për përdoruesit e dyrrotakëve, mbeten makinat që i bllokojnë. Kjo i detyron çiklistët të futen vazhdimisht në korsitëe automjeteve në lëvizje, duke rrezikuar aksidente fatale. Korsitë e dedikuara për biçikletat, jo rrallë herë bllokohen edhe nga lëvizja e motoçikletave apo e këmbësorëve që ecin aty, dhe çiklistët detyrohen të ndajnë rrugën me makinat.

Një tjetër problem mbeten stacionët e urbanëve si dhe mungesae parkingjeve të dedikuara, ndaj vendparkimi kryesor për biçikletat mbeten pemët ose shtyllat e ndriçimit. Jo të gjitha korsitë i plotësojnë kriteret e duhura të sigurisë rrugore, pasi disa prej tyre janë më të ngushta se standardi i kërkuar prej dy metrash si dhe mungojnë semaforët e dedikuar në kryqëzime.