Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video me pamje nga ndërtimi i një lagjeje në Fushë-Krujë. Sipas tij, ndërtimi të saj po i afrohet fundit, në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit tragjik të nëntorit të 2 viteve më parë.Rama: Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë.