Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi Kosova ka të enjten do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ai tha se ky vendim i Kosovës për të aplikuar për në KE shkel marrëveshjen e Uashington.
Dua t’iu informoj Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Wasingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Vuçiç, shkruan Tanjug.
Vuçiç tha se Serbia do të bëjnë gjithçka për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Kosovës, megjithatë thekson se pas këtyre veprimeve qëndrojnë shtetet kryesore të Perëndimit.
“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, ta mbrojmë vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore, dhe ne jemi një vend i vogël që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, ka thënë Vuçiç.