Kosova ka vendosur të dënojë minimin e kriptomonedhave si një mënyrë për të ulur disi konsumin e energjisë elektrike, ndërkohë që e gjithë Evropa është e prekur nga një krizë energjitike.
Përmes një publikimi në Facebook, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se ky dënim ka si qëllim adresimin e krizës afatshkurtër dhe afatgjatë të energjisë elektrike dhe mbrojtjes së ekonomisë së shtetit. Bashkë me këtë dënim, qeveria do të bëjë të mundur identifikimin e vendndodhjeve të minimit të kriptomonedhave.
Kriza e energjisë elektrike ka prekur Kosovën, i cili ka qenë në gjendje emergjence që nga dhjetori me fillimin e temperaturave të ulëta dhe ka detyruar qeverinë të importojë shumë më tepër energji elektrike se zakonisht. Kjo krizë ka bërë që shumë biznese dhe shtëpi të qëndrojnë disa orë pa drita dhe faturat energjitike të rriten.
Edhe vende të tjera evropiane si Suedia e kanë kundërshtuar minimin e kriptomonedhave për shkak të sasisë së energjisë që konsumon. Në një letër të hapur drejtuar Bashkimit Evropian në nëntor, autoritetet suedeze ngrejnë shqetësimin se minimi i kriptomonedhave do të bëjë të pamundur arritjen e qëllimeve për limitimin e grohjes globale të arritura në marrëveshjen e Parisit në 2015.