Nga:Agim Leka
Tranzicioni historik nga nacionalizmi tek universalismi
E KALUARA, AKTUALITETI DHE E ARDHMJA
Edhe Serbija edhe Kosova janë në rrugën e evropianizimit. Ngecjet janë të përkohëshme, të politikës së
përditëshme ballkanike. Inercia e të kaluarës nuk pengon më as bashkimin kombëtar shqiptar, përmes integrimit
evropian të Ballkanit politik.
Në fokusin e shtetndërtimit, rruga evropiane është ajo e shtetit komb. Me Kosovën e pavarur u shënua hapi i parë
historik drejt bashkimit kombëtar shqiptar.
Me ndryshimet në Maqedoninë e veriut, ku shqiptarët janë shtetformues u shënua hapi i dytë në këtë udhëtim të
gjatë tragjik historik.
Nga mbarimi i luftës së dytë botërore, deri sot, janë formatizuar të paktët tri filozofi dhe teori politike për minoritetet
etnike, fetare dhe gjuhësore.
Shtrijen më të gjërë e kanë shkollat sociologjike amerikane dhe politikat e ndërtuara mbi ‘to, të cilat janë të
ndryshme nga ato europiane, si dhe nga traditat, mendësitë dhe politikat ballkanike.
Për më shumë se gjysëm shekulli, për minoritetet u provuan politikat e sistemeve totalitare ku bëjnë pjesë ish BRSS
dhe ish Jugosllavia. Dështimi dhe kolapsi po vazhdojnë të shfaqen në skena mizore gjakderdhjeje e tragjike, më keq
se në luftën e dytë botërore.
Filozofia e integrimit evropian/universalizmi, ku bazohet tipi evropian i shtetit komb, janë modeli më i sukseshmën
dhe i realizushëm edhe për Serbinë dhe Kosovën.
“Disa parime dhe norma janë të vlefshme për të gjitha qeniet njerëzore”. B. Thomas).
Zbatimi i Kartës evropiane të vetëqeverisjes do të mjaftonte për të dyja vendet, njëlloj dhe si për gjithë të tjerët, në
integrimin e pakicave përmes demokracisë, shtetit ligjor dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Çdo anashkalim dhe keq përdorim i saj për të provokuar minishtete nacionale do të ishte lajthitje e patolerushme
politike dhe me pasoja të rënda në ndërtimin e paqës.
Kuptohet që palët janë fort të angazhuara dhe rruga për të ecur përpara, duhet bërë jo vetëm e bazuar në ligj, siç
shprehet Gjykata Kushtetuese e Republikës Kosovës, por edhe sipas një metodologjie të mencur, që të mos
krijohen në të ardhmen, precedente, mundësi e hapësira të veprimeve nacionaliste me karakter populist.
Është koha për urtësi dhe jo për heronj. Eshte koha te mos vetëngaterrohemi me debate mes vedi, dhe te behemi
gjah i mirë për interesat e lobingeve mediatike.
Këmbana për ata që dinë të dëgjojnë:
“Universalizmi liberal evropian është shumë i çmuar për të hedhur në duart e ujqërve, lëvizjet identitare të të gjitha
llojeve. Rruga europiane duhet të ndiqet para se te jetë tepër vonë. Vetëm duke mbajtur qëndrim të palëkundur ndaj
këtyre parimeve mund të parandalojmë pasoja shkatërruese në të ardhmen. Merreni këtë nga një homo sovieticus
që i mbijetoi një sprove të ngjashme!” (V. Malkin, 2021).