Të pranishëm në panairin e verës në Itali, së bashku me kryeministrin Rama dhe Dimitar Kovacevskin, Aleksadër Vuçiç u pyet për Kosovën dhe marrëdhënies mes tyre.
Vuçiç tha për procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, se nuk duhet ta shohin me pikëpamje agresive dhe se nuk është momenti dhe as e duhur që të ketë një përplasje të dytë.
Pyetje: Gjatë vizitës së Kovaçevskit, Brnabiç tha se nuk ka arsye ekonomike për të kundërshtuar këtë nismë dhe se arsyet janë vetëm politike. Në këtë kuptim, sa janë barrë arsye politike për këtë nismë, u referohemi Kosovës dhe Metohisë dhe marrëdhënies mes Shqipërisë e Serbisë sepse gjatë muajve të fundit kemi pasur veprime të njëanshme të Prishtinës, të dyja palët i shohin ndryshe këto veprime.Aleksandër Vuçiç: Ne nuk dime dakort për një sërë çështjesh. Por, unë nuk qortoj Edin, ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë pretendimet e njëri-tjetrit por s’bëjmë përplasje për bashkëpunim e bashkëveprim., Ajo që tha Ana është pak a shumë e gjitha, ekonomia eshtë themeli real dhe jam krenar që shqiptarët kur vijnë në Serbi, ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është thuajse e njëjta gjë kur serbët apo qytetarët e tjerë ikin në Shqipëri. Po mirë, kundërpyetja ime retorike do të ishte, çfarë duhet të bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit e përgjegjshëm dhe seriozë. Është e lehtë të flasësh, të fitosh pikë politike, duke iu kthyer kryeministrit Rama dhe duke fituar pikë që të thonë, ja u soll si hero, ia tha të gjitha’. Ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë, marrëdhëniet tona janë më të mira seç kanë qenë./abcnews.al