Nga Erion Murataj

Nuk e di pse po ato që po jetojmë në orët e para të 2023 ja bëjnë skenarin edhe telenovelave turke.
Një skenar si ky që fillon në kufinjtë e “Robin Hoods”, Rozeta me 500 k eurot e “vjedhura” të të përkëdhelurës së tigrit të Ramës, që sot është bërë kotelja e Metës. Skenari vazhdon me hamshorizmin impotent të gjysmës së dobët të “Alibashës” siç thotë doktori që po le shtatëzën pak nga pak rithemelimin me ndihmën e Celibashit.
Një histori të panderësh që fillon nga baballarët, mamallarët e deri tek pastrueset e “qenefit” siç thotë Rama.
Nëse do kandidonte ky skenar për Nobel , e sigurt që do ja merrte dhe Di Caprios edhe pse ai “mbron” Vjosen më shumë se ne.
Unë të gjitha i kuptoj po se si shqiptarët do ti puthin e jo pështyjne këta që i ulin brekët njeri -tjetrit publikisht me lekët që i vjedhin shqiptarëve se kuptoj.
Gjithsesi ka disa lajme të mira.
Hajdutët me këmisha të bardha të Ramës provuan të rrinin urtë e në gjunjë para pastruese së tyre, si e si ti shpetojnë gjëmës. Janë gati ti japin e nofullave tani që tigri ska më dhëmbë për të kafshuar e që baba Rama i ka berë lanet.
Kurse me bekimin e Celibashit , Alibasha po behet nga impotent në hamshor me certifikat në 14 maj , duke lënë në një çati dyshen Meta – Berisha të cilëve i duhet dhe një i tretë për të ngjizur ndonjë gjë për në 14 maj .
E meqë Mediu ka halle duket se Nard Ndoka do japi formulën për orgjinë brenda llojit.
Rama po kuptohet që me lekë apo pa brekë nuk ka hall të tretesh brenda të tijës. I ka pjellore dhe fakti me 500 k të një nënpunseje dikur drejtorësh, flet se ç’mund të ketë të antarët e kabinetit.
E meqë qefmbetjet duken që kanë shtesë dhe halle si këto që po shohim s’ngel tjetër veçse t’u them.
Kot s’thonë karma është Kur*ë .
Me krahë lehta o trima mbase i hapen sytë shqiptarëve dhe ju sajojnë gjekundi ndonjë gropë të re të sejdise në Tiranë.