Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela, ndëkohë  nga incidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti në mjet.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftim policie

Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al/