Kolegji i Posaëm i Apelimit ka vendosur për herë të parë të kthejë për hetim në shkallën e parë të Vettingut një subjekt të rivlerësimit.
News 24 raporton se bëhet fjalë për Irma Ballin, prokuroren e Apelit të Korçës.
Irma Balli ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikonte pasurinë.
Prokurorja e kaloi me sukses shtyllën e dytë të rivlerësimit, por KPA vendosi ta rikthejë dosjen e saj për hetim të mëtejshëm në KPK.
Shkalla e parë e Vettingut do të rihapë procesin për prokuroren për ta hetuar atë në dy shtyllat e tjera, atë të figurës morale dhe aftësive profesionale.
Panorama.al