Një zjarr masiv ka përfshirë në zonën e Knallës në afërsi të Shëngjinit, jo shumë larg shtëpive të banuara.

Burime bëjnë me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë djegia e qëllimshme e një grumbulli mbeturinash. Ka qenë era e fuqishme ajo e cila më pas ka ndihmuar në avacimin e flakëve drejt tokave bujqësore.

Zjarri duket se po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Fax Web