Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon Agron Zhukrin, gjyqtari që i dha ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e Partisë Demokratike.
Zhukri nuk ishte i pranishëm në sallë, por u përfaqësua nga avokati i tij.
Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.
Top Channel