Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkim nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Sipas shpjegimeve të KPK Braho kishte mungesë të burimeve financiare për disa pasuri të paluajtshme.

Braho ishte prokuror i disa çështjeve të rëndësishme në Tiranë, ajo më e bujshmja ishte për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Procesi i tij i vetingut ndaj Brahos u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.