KQZ ka vendosur që të heq Komisionin për Rithemelimin nga koalicioni Shtëpia e Lirisë.
Sipas Celibashit, PD Komisioni i Rithemelimit nuk mund të jetë pjesë në koalicion, sa kohë që nuk është regjistruar si parti politike.
Kështu koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ sipas KQZ do të përbëhet nga vetëm dy parti politike LSI DHE PDK.
”Së pari për legjitimitetin e kërkesës unë mund të them se ne po e diskutojmë sot këtë kërkesë dhe tashmë LSI është regjistruar si parti politike. Nuk mund të them që përfaqësuesi i PD-së ka një pretendim alogjik por nuk ka bazë ligjore.
Vlerësoj që kërkesa e LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë dhe duhet të shqyrtohet. Lidhur me përmbajtjen nuk qëndron kërkesa për ta kthyer për plotësim, pasi do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. Ne i kemi të gjitha dokumentet. Kemi edhe diccka më shumë të cilën është jo në përputhje me parashikimet e ligjit.
Kërkesa për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me nenet e Kodit Zgjedhor me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike nuk mund të pranohet”, tha Celibashi.