Qytetarët kërkojnë investime

Për nga numri I madh I banorëve lagja 5 Maji në bashkinë e Elbasanit konsiderohet si një nga zlgjet më të mëdha e për këtë arsye edhe nevojat për investime dhe shërbime janë më të mëdha krahasuar me lagje të tjera.

Problematika më e madhe e banorëve në disa zona të saj lidhet kryesisht me investimet  e shesheve të pallateve të cilët ka nevojë për ndërhyrje.

Banorët thonë se shpesh kanë bërë kërkesa për rehabilitimin e tyre por deri më tani nuk është ndërhyre. Ata shprehen se këto hapsira mund të përdoren për tu bërë lulishte, kënde lojrash apo edhe ambiente sportive  në shërbim të komunitetit pasi fëmijët e tyre përdorin këto sheshe pallatesh për tu argetuar në kohën e lirë . Shumë nga të moshuarit pohojnë se është e nevojshme vendosje e stolave dhe ndëryrja në këto sheshe për ta bërë një ambient ku ata mund të qëndrojnë të kalojnë kohën.

 Mungesa e investimeve në shumë lagje të qytetit të Elbasanit kryesisht ato periferike vazhdon të mbetet një problem  që kërkon zgjidhje.