Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-së të PS, PL dhe PSD-së. Sa i takon listës së Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve.
Më herët rikujtojmë se kreu i KQZ Ilirjan Celibvashi paralajmëroi mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Partia Demokratike ka shkuar me dy lista në KQZ, njëra e dorëzuar nga grupi i Berishës dhe lista tjetër nga grupi i Alibeajt.
Celibashi theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen që ta zgjidhin këtë ngërç, pasi rrezikojnë që asnjë palë të mos marrë pjesë në zgjedhje.
