Ditën e sotme po numërohen 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend.

Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër të ankesave të dala nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kutitë do të hapen dhe do të rivlerësohen që nga numri i votave e deri te procesverbalet.

Ky rinumërim bëhet për t’i dhënë përgjigje arsyes se përse pati një numër të lartë të fletëve të pavlefshme gjatë zgjedhjeve, mbi 83 mijë votave.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u shpall fituese Partia Socialiste me 74 mandate, 59 mandate siguroi Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 Partia Social Demokrate.