Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit kud o të zgjidhen kryetarëtdhe anëtarët për këshilla bashkiake. Në lidhje me këtë nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku njoftoi se të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 06:00.
Ajo gjithashtu paralajmëroi se mosparaqitja e operatorëve do t’i ngarkojë ata me përgjesgjësi ligjore nga Komisionmi Zgjedhor i Zgjedhjeve.
“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 06.00 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori”, tha Pelinku.