Sali Berisha ka ankimuar vendimin e KQZ, që njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD. Përfaqësuesi i PD Ledio Nuraj në mbledhjen e sotme të KAS tha se vendimi i Celibashit ishte i nxituar dhe në shkelje të ligjit.

Sakaq ai tha se duhej pritur edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor pas në këtë mënyrë po shkelet besueshmëria e procesit zgjedhor.

Ledio Nuraj: Ne ankimojme vendimin e KQZ si një vendim i nxituar dhe në shkelje të ligjit, pasi ankimet duhet të ndjekin të gjithë rrugën dhe procedurën, ku neni parashikon që vendimet e formës së prerë, janë ato të Kolegjit Zgjedhor. Ne e shohim të nxituar vendimin e KQZ për të bërë regjistrimin e PD, që ne të bënim ankimin, brenda afatit të Kodit Zgjedhor dhe pastaj të pritej vendimi i Kolegjit Zgjedhor dhe në këtë mënyrë Celibashi të bënte regjistrimin e PD.

Duke bërë këtë veprim komisioneri, mendojmë se është shkelur besueshmeria e procesit zgjedhor.

Ne do kërkonim kundërshtimin e vendimit të KQZ, përtej cdo kompetence, duke vendosur pezullimin e vendimit deri sa kolegji Zgjedhor të shprehet.