Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë ministrisë së Punëve të Brendshme teksa 3 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 6 marsit.

Kërkesa e KQZ ka të bëjë me shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave të zgjedhësve, të cilat kanë skaduar para datës 6 mars.

KQZ ka kërkuar shtyrjen e vlefshmërisë së tyre në mënyrë që qytetarëve që u ka mbaruar afati, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 6 bashkive këtë të diel.