Një ditë para zgjedhjeve lokale KQZ ka shpërndarë pajisjet elektronike në 224 qendra votimi në bashkinë e Elbasanit.
Shpërndarja e tyre është kryer nën monitorimin e forcave të rendit.
Paralel është bërë e mundur edhe shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ të cilat përfshijnë kamerat e sigurisë, mjetet identifikuese dhe bazën plotësuese materiale.
Qendrat e votimit ruhen nga forcat e policisë deri në hapjen e tyre mëngjezin e së dielës kur dhe qytetarët do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre.
Për herë të parë në Elbasan do të votohet elektronikisht dhe të drejtën e votës e kanë 171 mijë qytetarë.
