Në pjesën më të madhe të sezonit, Simone Inzaghi ka qenë shpesh nën akuzë, në dyshim të fortë në lidhje me të ardhmen. Situata ka ndryshuar totalisht dhe kjo falë ecurisë shumë pozitive në Champions League. Deri përpara ndeshjes kundër Benfikës, Inzaghi ishte në dyshim të fortë, por kalimi i portugezëve dhe më pas suksesi i pastër 0-2 kundër Milanit në Champions kanë afruar Inzaghin me konfirmimin e tij në krye të Inter.

La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi ka tashmë fatin në dorën e tij, sigurisht një rol vendimtarë në këtë pikë ka dhe renditja në Serie A në fund të këtij sezoni. Për Inzaghi-n kalimi në finalen e Champions do të ishte një bonus i jashtëzakonshëm, por pa Champions sezonin e ri hijet e dyshimit do të riktheheshin sërish.

(BalkanWeb)

Previous articleSamsung prezanton Galaxy S23 Ultra Limited Edition
Next articleKQZ shpërndan pajisjet elektronike në Elbasan, 171 mijë qytetarë në votime