Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Teodros Adhanom Ghebreyesus është vetëkarantinuar pas kontaktit me një person pozitiv me Covid-19.


Kreu i OBSH-së është shprehur se nuk ka shfaqur simptoma të virusit.
“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Jam mirë dhe pa simptoma,por do të vetëkarantinohem,duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e Covid-19” u shpreh ai.


Gjithashtu ai u bën thirrje të gjithë qytetarë që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të personave që i rrethojnë.