Shifra të larta vazhdojnë të rregjistrohen në qarkun e Elbasanit,duke e çuar numrin total në 414 të infektuar.
Sipas të dhënave të deklaruara nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrotjes Sociale , janë rregjistruar : 11 të prekur në Elbasan;4 në Gramsh; 3 në Librazhd; 2 në Prrenjas dhe 1 në Peqin. Një 71-vjeçar me sëmundje bashkshoqëruese, nga qyteti i Elbasanit nuk ia doli dot në betejën me Covid.
Në një situatë të tillë mbetet shqetësues fakti i mosdeklarimit të shumë personave mbartës të virusit të cilët zgjedhin trajtimin privat e jo atë spitalor.
Ministria e Shendetsisë dhe Mbrotjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të mos ulin vigjilincën për zbatimin e masave anti-covid,ruajtjen e distancimit fizik dhe kontaktin e menjëhershëm me mjekun në rast të shfaqjes së simptomave.