Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ka deklaruar se korrupisoni dhe krimi i organizuar është i përhapur në të gjitha fushat e strukturat.

Sipas Krajas, SPAK ka si prioritet të hetojë zyrtarët e nivelit të lartë që kanë lidhje me krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe me korrupsionin.

pyetur gjatë nga deputetët opoziatrë se si është perceptimi i strukturave të drejtësisë së re për korrupsionin dhe pastrimin e parave, Kraja është përgjigjur:

“Nga perceptimi yne si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash.

Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithe shoqeria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.

Ne si SPAK kemi pasur prioritet të paktën pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete te numrit te denimeve qe jane rritur, e jane ne rritje ne menyre te vazhdueshme”, tha Kraja.