Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e 3.4 mln eurove të dosjes “Toyota Yaris”.

Shuma e konfiskuar do i kalojë shtetit shqiptar.

Shkalla e parë e GJKKO-së vendosi në fund të tetorit për konfiskimin e parave por ajo u apelua.

Shuma e parave u kap në qershor të vitit 2018 në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Ato ishin të fshehura në bagazhet e makinave teksa transportoheshin me trajler nga Belgjika.