Kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë pjesë sot në një mbledhje të Këshillit të Lartë të prokurorisë ku raportoi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se SPAK ishte një strukturë e ngritur me përgjegjshmëri, por gjithashtu vuri në dukje faktin se kishin hequr dorë nga privatësia duke sjellë në balancë nga ana tjetër edhe pagesën e mirë që marrin për pozicionin e punës që kanë.

“Kemi përgjegjshëmëri. Garantohet edhe nga monitorimi i publikut, nga partnerët, nga ju dhe nga strukturat e kontrollit. Kemi hequr dorë nga privatësia.

E gjithë kjo strukturë krijon mundësinë që të jesh i centruar në detyrën tonë. Jemi të paguar mirë, padyshim! Por po japim edhe produktet. Kemi ndjekje penale. Duhet të ngrihet e gjithë struktura. Do edhe kohën e nevojshme,”– u shpreh Kraja.