Një krim në familje ka ndodhur në provincën e Firences, në Itali.
Viktima është Carla Cintelli, 46 vjeç. Karabinierët kanë ndaluar si autor të dyshuar të vrasjes vëllain e saj, 50-vjeçarin Marco Cintelli.
Ai u gjet i fshehur në një kasolle pranë shtëpisë, pas denoncimit të gruas se ishte zhdukur bashkëshorti.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ushtarakët e SHISH-it të departamentit operativ dhe prokurori publik i Firences, Vito Bertoni.
Nga informacionet paraprake mendohet se vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri për arsye ekonomike.
Gruaja u gjet e mbytur.
Raporti për personin e zhdukur
Sipas karabinierëve, mbrëmjen e kaluar në kazermën e Signës është paraqitur bashkëshortja e vëllait të viktimës dhe ka denoncuar zhdukjen e tij. 50-vjeçari, sipas bashkëshortes, kishte vendosur të kalonte disa ditë në shtëpinë e motrës, shkruan TgCom.
Gjetja e viktimës dhe vëllait
50-vjeçari u gjet në një kasolle pranë shtëpisë së tij mëngjesin e së mërkurës.
Menjëherë më pas u bënë realitet dyshimet që ishin shtuar me kalimin e orëve se diçka i kishte ndodhur edhe motrës.
Kur karabinierët hynë në shtëpinë e gruas e gjetën të pajetë.