Ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.

Ora News mëson se bëhet fjalë për çiftin Demokrat dhe Irvana Medinaj.

Pas krimit, autori i krimit, 29-vjeçar, është larguar nga banesa.

Njoftimi i Policisë Fier:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora news