A ka një krisje në mardhënie mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA?

 Astrit Patozi : “Ky është një lajm i keq për Shqipërinë sepse i bie që probleme me ambasadoren e SHBA ka si kryetari i mazhorancës ashtu dhe kryetari i opozitës sic pretendohet të jetë z. Berisha sepse i bie që të dy këta udhëheqës të dy forcave politike në vend në fakt janë kundër interesave publik kundër dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë të cilëve iu i kanë marrë votën por nu ki respektojnë vullnetin sepse të gjitha sondazhet që janë bërë për Shqipërinë tregojnë se SHBA mbeten një lloj horizonti politik për Shqipërinë ndërkohë udhëheqësit tanë politik bëjnë të kundërtën sepse kanë hyrë në një përplasje më të fshehtë  dhe më të kundërt më aleatin tonë strategjik le të themi. Ky është një lajm i keq. Edi Rama mund të thojë ç’të dojë por  unë nuk kam prirje të besoj atë që thotë Rama për sa kohë na ka gënjyer edhe herë të tjera dhe para disa ditësh ka patur gati një incident diplomatik ku Ministria e Jashtme i ka lejuar vetes të komentojë zhvillime që nuk kanë të bëjë me punën e saj por një shteti tjetër atë të SHBA. Ky incident është një sinjal që tregon se ka një humor të prishur mes maxhorancës dhe SHBA unë kështu e lexoj”./egnatia news