Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Skënderbej të qytetit të Elbasanit këtë të premte, ku është qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi, 30-vjeç.

U rrahën me grushte për një parakalim tre javë më parë, zbulohet zanafilla e konfliktit që çoi në të shtëna me armë mes të rinjve në Elbasan

Burime bëjnë me dije se ndaj tij ka qëlluar shtetasi, Ermal Matishi 38-vjeç, një person me të cilin 30-vjeçari ka patur konflikte të mëparshme.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka patur persona të plagosur, duke marrë parasysh dhe faktin se zona është e populluar edhe me banorë të shumtë.

Konflikti mes dy të rinjëve e ka zanifillën 3 javë më parë për shkak të një parakalimi me makinë, ku kanë patur një konfrontim fizik me njëri tjetrin.

Ky konflikti i nisur me grushte, përfundoi me përdorimin e armës pasditen e kësaj të premteje.

30-vjeçari u qëllua me 7 plumba teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga efektivët dhe ka mundur të largohet.

Arben Bekteshi

Ermal Matishi