Kristi erdhi në studio dhe foli për eksperiencën e tij në Big Brother. Ai u shpreh mirënjohës për këtë rrugëtim dhe tha se nuk është aspak i zhgënjyer.
Kristi: Do doja të isha ende në shtëpi, nuk më pelqen fare ky pozicion. Luizi meriton respektin tim. Jam i lumtur që isha pjesë dhe nuk jam fare i zhgënjyer.
Në Belgjikë prej vitesh, Kristi u kthye në Shqipëri pas ftesës së marrë nga produksioni i Big Brother për të qenë pjesë e këtij spektakli madhështor, i cili rrëmbeu përpara ekranit milionë shqiptarë.
Ai u shpreh krenar që ishte pjesë e këtij formati si dhe shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë, që të tregonte veten e tij në çdo dimension.