Japonia së fundmi është përballur me krizën e furnizimit të patateve. Në ndihmë të kompanisë amerikane të mallrave Flexport Inc, ka nisur tre avionë në drejtim të Japonisë për të plotësuar mungesën e patateve.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se kriza është shkaktuar për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit në botë të shkaktuar nga pandemia.

Ndërkaq edhe porti i Vankuverit nga i cili anijet niseshin për në Azi, u godit nga shiu dhe përmbytjet në mes të dhjetorit dhe të gjitha dërgesat u bllokuan. Ditët e fundit mungesa e lëndëve të para kishte bërë që të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë në vend të racionojnë patatet e skuqura dhe të servirin vetëm porcione të vogla.

Ndërkohë në qytetin e Nju Jorkut, restoranti ikonik i burgerëve JG Melon javën e kaluar tha në një postim në Instagram se do të bllokonte shitjet e patateve të skuqura për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit./abcnews.al