Plagosi me thikë 2 persona në Krujë, policia ka mundur që të prangosë autorin e dyshuar të ngjarjes.
I mituri 14-vjeçar plagosi dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët përfunduan në spital.
Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ora news