Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë se disa vende të BE kanë “marrëveshje sekrete” për vaksinat e koronavirusit.

Kurz kritikoi ashpër BE-në në lidhje me shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, duke pretenduar se ajo nuk zhvillohet sipas çelësit të rënë dakord, dmth bazuar në numrin e banorëve. Kurz tha në një konferencë për shtyp se dozat e vaksinave u shpërndanë ndryshe në BE.

Ai beson se pas kësaj qëndrojnë marrëveshje të veçanta të anëtarëve të caktuar me kompani farmaceutike.

Ndërsa Austria është në mes të listës në shpërndarjen e vaksinave, vende si Bullgaria, siç thotë ai, janë në një pozitë të pafavorshme. Sipas Kurz, nëse këto prirje vazhdojnë, ato vende mund të zbatojnë vaksinimin e plotë vetëm në fund të verës ose në vjeshtë. Vendet e tjera, shton ai, do të jenë gati në maj.

Si shembull, Kurz përmendi Maltën, e cila do të marrë tre herë më shumë doza se Bullgaria në fund të Qershorit dhe Hollanda do të marrë dy herë më shumë doza se Kroacia.

Si arsye, Kurz përmendi negociatat shtesë në komitetin drejtues të BE. Atje, siç thotë ai, situata ishte si në një pazar dhe u bënë marrëveshje midis vendeve anëtare dhe kompanive farmaceutike.

“Nuk ka indikacione se dikush është sjellë padrejtësisht, por rezultati është i padrejtë. Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje, “tha ai. Lidhur me problemin me vaksinën Astrazeneca, Kurz njoftoi se të gjitha rastet do të hetohen në detaje.

Ai theksoi se tani për tani, asnjë rast i vdekjes nuk mund të lidhet me vaksinën dhe në lidhje me këtë, tha do të vaksinohej personalisht me vaksinën Astrazeneca.

Lajmi i fundit