Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, këtë mëngjes. Suli do të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhesit të tij Xhelal Mziu.
Kryebashkiaku ka depozituar në SPAK një kallëzim për Mziun. Ai e akuzon për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.
Disa javë më parë në SPAK u paraqit Mziu për të dhënë sqarimet e tij lidhur me akuzat që janë ngritur për të. /abcnews.al
