Një shqiptar është dënuar me 30 muaj burgim nga drejtësia britanike, pasi u kap duke u kujdesur për bimë narkotike në një apartament në Angli.

Hygert Geca, u arrestua nga policia britanike më 18 gusht të këtij viti, ndërsa mësohet se ka tentuar t’i largohej policisë, duke goditur në fytyrë një efektiv policie.

Sipas medieve britanike, shqiptari i cili qendronte ilegalisht në vend, ishte roje në një shtëpi bari në një apartament në rrugën Brighton në Wakefield

Ai ishte punësuar nga një bandë kriminale, e cila nuk është zbuluar akoma nga autoritetet britanike.

Ndërkohë mësohet se avokati i Gecës ka thënë para gjykatë, se klienti i tij u detyrua të punonte në shtëpi bari, për shkak të varfërisë dhe kushteve të këqija në të cilat jetonte në Shqipëri.

Ndërsa tha se Geca ka marrë mijëra dollar borxh nga familja e tij Për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme përtej Kanalit Anglez.

“Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija. Ai ra pre e një bande kriminale që tha se do t’i jepnin një jetë më të mirë në perëndim dhe do t’i gjenin punë”, citohet të ketë thënë avokati në gjyq./Abcnews.al/