Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës Enkeleda Kapedani.
Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.
Mediat raportojnë se grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)