Dy vajza të vogla kanë pësuar lëndime serioze, pasi një kështjellë e fryrë me ajër në mënyrë të befasishme “shpërtheu” dhe u ngrit dhjetëra metra në ajër – duke bërë që në fund të përplaset në rrethojën e metaltë mbrojtëse në afërsi të binarëve të trenit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Barnaul, ku kështjella gjigante shqyhet dhe presioni i ajrit bën që ajo të ngritet në ajër dhe fëmijët që ishin brenda saj – 3 dhe 4-vjeçar të lëndohen.

E tre fëmijë tjerë në momentin e shpërthimit janë përplasur për tokë dhe gjithashtu kanë pësuar lëndime trupore. Megjithatë ishin dy vajzat e vogla që u lënduan më shumë.

Dy vajza të vogla kanë pësuar lëndime serioze, pasi një kështjellë e fryrë me ajër në mënyrë të befasishme “shpërtheu” dhe u ngrit dhjetëra metra në ajër – duke bërë që në fund të përplaset në rrethojën e metaltë mbrojtëse në afërsi të binarëve të trenit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Barnaul, ku kështjella gjigante shqyhet dhe presioni i ajrit bën që ajo të ngritet në ajër dhe fëmijët që ishin brenda saj – 3 dhe 4-vjeçar të lëndohen, transmeton Telegrafi.

E tre fëmijë tjerë në momentin e shpërthimit janë përplasur për tokë dhe gjithashtu kanë pësuar lëndime trupore. Megjithatë ishin dy vajzat e vogla që u lënduan më shumë.

Njëra prej tyre është identifikuar si Anna, 3-vjeçe që pësoi lëndime në boshtin kurrizor. E tjera Vika, 4-vjeçe, e lënduar në kokë dhe ka të shtypura mushkëritë dhe barkun, pasi nga një lartësi relativisht e madhe është përplasur në tokë.

Në anën tjetër hetuesit janë duke bërë të pamundurën që të përcaktojnë shkakun që çoi te ky incident, ndërsa jozyrtarisht është mësuar se ishin erërat e forta që e ngritën në ajër kështjellën.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës ku shihet se si kështjella shpërthen dhe për disa sekonda fluturon, për të përfunduar në rrethojën e metaltë në afërsi të binarëve të trenit.