Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme është ndalur në Skrapar ku ka bërë prezantimin e kandidatit Blenard Nonaj si dhe prezantimin e programeve ku është fokusuar kjo forcë politike.
Kryemadhi u shpreh optimiste për marrjen e tre mandateve në këtë qark.
“Jam e bindur që pas 25 prillit do t’i bëjmë të gjithë bashkë, po 25 prilli është ajo që do na fokusojë në zgjedhje ku ne e kemi të domosdoshme rezultatin.
Unë jam optimiste dhe numrat e tregojnë që mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme. “
Gjithashtu Kryemadhi tha se LSI është fokusuar tek të rinjtë.
“LSI është fokusuar në programe për të rinjtë. Kemi ende shumë punë për të bërë në Skrapar. Kemi sfida të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të zonës. Duhet të hartojmë bashkarisht një plan punë, një infrastrukturë që të mundësojë krijimin e vendeve të punës me një pagë me të mirëpaguar,” u shpreh ajo.
Ora news