Gjithashtu, ajo tha se në vendin tonë nuk rriten pensionet për shkak se vidhen taksat.

“Dhe nëse ne nuk kthehemi tek formalizimi i ekonomisë, ajo që themi ne 5 për qindëshi, çfarë ndodh? Pse nuk rriten pensionet? Nuk rriten sepse vidhet paraja e taksave të shqiptarëve. Sot ne informalitetin e ekonomisë shqiptare e kemi 50 për qind, ku minimumi 600 milion euro nuk derdhen në buxhetin e shtetit. Nuk është se nuk i paguani ju, pasi ju të gjitha produktet kur i blini, paguani TVSH-në brenda, por ka një problem. Ai që e importon nga jashtë edhe grurin, edhe naftën, nuk e paguan TVSH-në te taksat e shtetit dhe këto janë para, të cilat nuk i derdhen buxhetit të shtetit dhe kjo sjell si rezultat që nuk rriten pensionet, nuk shtrohen rrugët. Kjo kërkon vetëm një vullnet politik, një dëshirë për t’iu shërbyer njerëzve. A kemi gabime ne si LSI? Po kemi, sepse po të mos kishim parë ne çështjen e destabilitetit të vendit, për hir të stabilitetit politik dhe atij rajonal, dhe ç’ na u deshën ne këto? Shkatërruam ekonominë shqiptare, larguam të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Jemi vendi i parë në Evropë për azilantët politikë. Jemi vendi i parë në Evropë përsa i përket shpopullimit. Pra, nëse Serbisë i ikën një serb, ne na ikin 15 shqiptarë.”– tha ajo.

Kryetarja e LSI-së tha se nuk është bërë asnjë studim apo investim për të rritur kapacitet që bujqësia në Lushnje të zhvillohej dhe fermerët të mos mbeteshin pa mbështetje.

“Ndaj kërkesa ime është që duke votuar LSI-në, duhet të votoni Almën. Pra votoni numrin 6, LSI-në dhe Almën numrin 5. Pse? Sepse detyrimet tona vetëm në këtë mënyrë do të jenë të drejtpërdrejta për të ndihmuar dhe për ti dhënë mundësinë vajzave dhe djemve të komunave tuaja, të qyteteve tuaja për të krijuar një hapësirë, një strukturë dhe një përfaqësim sa më të drejtpërdrejtë dhe për të ngritur zërin për cdo problematikë.
Na ka marrë malli të hamë frutat dhe perimet që kemi ngrënë më parë. Pse? Sepse sot ne kemi hibride, nuk dimë çfarë farash kemi, nuk dimë çfarë fidanësh kemi, nuk dimë çfarë prodhojmë. E nisin fermerët e shkretë për shalqi dhe ju del kungull. Pse sepse nuk ka asnjë lloj kontrolli, asnjë lloj ndihme që ti jepet fermerit. Ndërkohë që kur bie një rrebesh i madh, prodhimi del jashtë funksionit dhe ndodh që njerëzit ngelen në qiell të hapur. Ajo që them unë është që e gjitha vjen në sistem zinxhir.
Politika ka fjalët por fjalët e politikës janë ato që vendosin pikën mbi i për të krijuar gjithë zinxhirin. Që nga taksat, te fermeri, tek naftëtari, te minatori, te biznesmeni, te , te energjia, te uji i pijshëm, dhe në fund shkon të qytetari i thjeshtë. Sot Tirana ka mbi 1 milionë e 200 mijë banorë të cilët konsumojnë por nuk prodhojnë. Të gjithë këta sipas bankës botërore harxhojnë 2 dollarë për frymë. Nuk po flasim për energjinë, nuk po flasim për investime. Vetëm ushqim. Ku shkojnë këto para, kush i merr taksat.”- ka thënë ajo.

ora news