Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë përveç takimeve me liderë të ndryshëm dhe me kryeministrin Albin Kurti, ka nderuar edhe akademikun Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Rama: Fort i dashur profesor, i dashur Albin, kjo ditë më bën të ndihem krenar dhe i ndrojtur. është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh,. Të nderosh një njeri rtë admirueshëm është të marrësh në këmbim falas uratën e tij, kjo nuk ka si të më krenojë, duke qënë se jam kryeministri më i mirë mes artistëve. Përgjatë harkut të një jete, me qasje më kulmore, vetëdija e Qoses ëshë një tipar dallues, zotni burrë. Profeso Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit, në një kohë kur zhurmat dhe pluhrat e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik.