Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar një “skandal” të kryeministrit Edi Rama në bordin e avionit të Lufthansa-s në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas medias gjermane, Rama ka refuzuar të zbatonte rregulloren dhe nuk ka pranuar të vendosë maskën gjatë udhëtimit nga Frankfurti drej Detroit. Pasi nuk u bind në fillim, ekuipazhi i avionit u detyrua të thërrasë kapitenin për ndihmë, por sërish kryeministri shqiptar nuk ka pranuar të vendosë maskën.

Pas kësaj, “Der Spiegel” thotë se Rama u shoqërua nga policia federale gjermane. Ka qenë një punonjës i Ministrisë së Jashtme gjermane që e ka bindur Ramën të vendosë maskën, për të vijuar fluturimin.