Home BOTA Kryeministri grek infektohet me Covid-19

Kryeministri grek infektohet me Covid-19

17

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është infektuar me koronavirus, një ditë pasi ai takoi presidentin turk Recep Taip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në llogarinë e tij në Instagram. Ai shprehet shumë optimist se gjithçka do të shkonte mirë.

Në testin e shpejtë ditor që bëra sot në zyrë dola pozitiv për Covid-19. Rrjedhimisht do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj që andej. Dua që të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda. “Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë”, thotë ai.