Kryeministri Holandës Mark Rutte do të zhvilloj në tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Burime qeveritare i thanë gazetarit Muhamed Veliu se kryeministri Rutte do të qëndroj për disa orë në Tiranë të Mërkurën e 10 Nëntorit.

Në fund të takimit dypalësh kryeministri Edi Rama dhe homologu holandez do të dalin në një konferencë për shtyp.

Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010. Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.

Ministria e Jashtme holandeze në Qershor 2021 vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.

Po ashtu Ministria e Jashtme e Holandës theksoi se: “Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.