Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Ky i fundit është shprehur se nëse do kishte qenë ai në krye të shtetit në 2008, nuk do e njohja pavarësinë e Kosovës.Deklaratë e tij është bërë në një intervistë për gazetën serbe “Blic”. “Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vij unë në qeveri edhe para kësaj qeverie ”, ka thënë ai.