Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare me krerët e vendit.

Kurti ka mbërritur rreth orës 11:00 në ambjentet e Presidencës për tu takuar me presidentin Bajram Begaj.

Në vijim të axhendës Kurti pritet të vizitojë Kuvendin ku do të takohet me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Rreth orës 13:00 pritet të takojë kryeministrin Rama, ndërsa krerët e opozitës pritet ti takojë pas orës 15:00.