Nuk është sekret që punët me qeverinë e Kosovës nuk shkojnë vaj, por ne do të punojmë që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës të jenë sa më vëllazërore. Do e trajtojmë me durim mosdakordësinë për ballkanin e hapur. BH është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij rajoni. Sa më shumë të hapemi, sa më shumë të përfitojmë nga një hapësirë shumë më e madhe, aq më shumë do të zhvillohemi. Do të punojmë shumë fort në këtë drejtim.