Dora e PS për bashkëpunim do të jetë e shtrirë pa kushte. Konflikti verbal nuk do të jetë më kryefjala e jetës politike dhe parlamentare. Sado që ata t’i bien fyellit me të njëjtën frymë. Me vrimën që kanë rënë brenda me këmbët e tyre plot 5 herë me radhë. Kush nuk merret me interesin e njerezve por merret me opoziten eshte shqetesim per grupin dhe jo per opoziten. Opozita do të vije në parlament me një dhëmballë të prishur që nuk ka qëllim ta shkuli. Por kjo nuk është arsyeje për t’u marrë me PD dhe fytyrën që i është infektuar nga ajo dhëmballë. Sa kohë të jetë dhëmballa aty, PD nuk do ta votojë njeri. Nuk duhet ta kemi në asnjë mënyrë luftën me PD. Në fund të mandatit nuk do vlerësohemi ccfraë thamë dhe cffarë bëmë PD por sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet. Me opozitën do të kemi vetëm betejën politike që nuk do ta lëmë pa bërë por me një qasje të re.