Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Z. Kreshnik Ajazi mori pjesë në ditën e dytë të simpoziumit ndërkombëtar “Tirana International Symposium on Crime Prevention”. Si pjesë e panelit, në fjalën e tij Z. Ajazi trajtoi temën “Metodat inovative në identifikimin e personave me risk të lartë për tu përfshirë në kriminalitet”.