Kryetari I Socialdemokratëve në qarkun e Elbasanit, Erion Murataj përmes një statusi në rrjetet sociale ka përcjellë një urim për të gjithë mësuesit në ditën e tyre. Murataj vlerëson kontributin e tyre në shoqëri si dhe shprehet për më shumë mbështetje ndaj tyre.

Postimi i plotë:

“Në një kohë kur lufta kryesore bëhet mes injorancës dhe dijes, amoralitetit dhe vlerave, misioni i mësuesit merr një peshë jetike për shoqërinë e të ardhmen.
Ndaj sot përulem me nderim ndaj përkushtimit, mundit dhe sakrificës së çdo mësuesi!
Kujtohemi shumë pak për ju edhe pse në fakt jeni një nga gurët e themelit për të ardhmen e gjeneratave.
Gëzuar 7 marsin dhe shumë faleminderit për gjithçka bëni”.